Ky që shikoni në foto është Arjan Tase, komisari i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 7-vjeçare.
Menjëherë Tase u shoqërua në Komisariat ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.
Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Ndërkohë, sipas “Ora News” mësohet se fëmija që humbi jetën ishte vajzë, e cila quhej Joanda, bijë e Bledar Avdisë, lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja.