Edhe sa do të zhvatet ky popull? Nëse në shtetet e tjera mundohen si e si të ndihmojnë popullin, në Shqipëri dita-ditës shtohen “idetë” se si të rrjepin xhepat e shqiptarëve. Çdo person, duke kaluar kohë në det me njerëzit e afërt dhe duke shijuar diellin dhe detin e ngrohtë, dëshiron ta kujtojë këtë moment. Për të kujtuar momentet e bukura të jetës, njerëzit zakonisht bëjnë foto. Por, për ta realizuar këtë dëshirë deri dje nuk kërkoheshin para.
Tarifë për të parkuar makinën kemi dëgjuar, por tarifë për të bërë foto në breg të detit me aparatin tënd celular nuk kishim dëgjuar ndonjëherë. Sipas një mesazhi të dërguar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, një qytetare e cila shkoi në Kallm të Durrësit me familjen e saj dhe dëshironte të bënte foto është ndaluar nga një zotëri i cili i tha që nuk lejohen fotot nëse nuk paguan një shumë prej 6,000 lekësh. Po, mirë e lexuat. Për të bërë foto në Kallm të Durrësit me celularin tuaj duhet të paguani para, përndryshe duhet të largoheni.
Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania nga një qytetare:
Pershendetje JOQ! Shikoni cfare behet ne Kallm ne Durres. Na kerkuan 6000 leke te reja per te bere foto ne breg. Nuk ishim as te mullinjte e eres. Kete bilete na e dhane per te bere foto ne breg. Do benim foto, ishim nje grup familjaresh. Pime kafe ne nje lokal aty prane. Nuk kishim nuse. Edhe ne momentin qe po benim foto ne breg vjen nje zoteri dhe thote nuk lejohen fotot. Duhet te paguani kete bileten pasi keshtu paguajne te gjithe. Perndryshe duhet te iknim qe aty. Edhe pas disa diskutimesh u larguam edhe nuk na lejoi te benim foto. Se kuptuam ishte vete me nusen dhe me djalin jam pergjegjes na tha dhe na detyroi te largoheshim pa bere foto.