Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sot u bënë 16 vite pa të madhen Anita Bitri/ Jeta e saj në Amerikë që nuk e kemi ditur

Para 16 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 tetor 2004 humbi jetën, bashkë me nënën dhe vajzën 7-vjeçare, një nga zërat më të bukur të muzikës së lehtë shqiptare, këngëtarja Anita Bitri.

Anita Bitri kishte vendosur me shume se 8 vjet në SHBA së bashku me familjen e saj. Keshtu gjate kohes se saj në Amerikë aktiviteti artistik i Anitës ka qënë i vazhdueshëm dhe gjithmonë e lidhur me problemet e Diasporës Shqiptare, duke ndihmuar shumë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar.

Anita ishte jo vetëm një artiste e talentuar, por gjithashtu edhe një aktiviste në komunitetin shqiptar, me pjesemarrje në koncertet e bamirësisë dhe aktivitete të ndryshme të Diasporës për mbledhjen e ndihmave për në Kosovë.

Kryesorja në këtë kontekst është për t’u theksuar koncerti i bamirësisë që u zhvillua në 10 prill 2000 për mbledhjen e ndihmave për fëmijët e varfër të Shqipërisë.

Ajo ishte njëkohësisht dhe një anëtare aktive e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi”. Anita e shikonte pjesëmarrjen në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato bamirëse si vazhdimësi të rrugës së saj artistike. Në këtë mënyrë, talentin dhe zërin e mrekullueshëm ja dedikoi tërësisht çështjes shqiptare.