Ish-volejbollisti i kombëtares shqiptare, Ylli Lulushi, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçar. Lulushi ka qenë volejbollist i dy prej klubeve më të mëdha në Shqipëri, Flamurtarit dhe Partizanit, si dhe i Kombëtares shqiptare.
Njoftimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit
Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare ish-volejbollisti i Flamurtarit, Partizanit dhe ekipit kombëtar, Ylli Lulushi. I lindur në vitin 1953, ai e nisi sportin me pionierët në qytetin bregdetar, duke kaluar më pas tek të rinjtë e Flamurtarit në vitin 1968, por, në të njëjtën kohë me aktivizimin në këtë grupmoshë, Ylli është aktivizuar njëkohësisht me të rriturit nga trajneri i mirënjohur, Theodhori Driza
Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Ylli Lulushit, por edhe familjes së madhe të sportit tonë për humbjen e një tjetër ish-lojtari që ka lënë gjurmë!