Ne te gjithe kete situate pandemie pergjte kaq shume muajve, eshte ende e paqarte se pse shume te infektuar me covid kane simptoma te lehta ose aspak simptoma, ndersa disa te tjere e perjetojne shume rende ose humbasin jeten.
Keshtu te pacientetqe kane simptoma te renda, kane pasoja ne mushkeri me inflamacione dhe gjithashtu pesojne demtime ne veshka e zemer. Ne shume raste gjaku qe mbingarkohet mund te shkaktoje edhe mpiksje gjaku ne mushkeri.
Mirepo duket se ka dicka ne gjakun e pacienteve te infektuar dhe shkencetaret ne ekipet kerkimore te Gjermanise dhe Hallandeze kane zbuluar nje element kyc qe mesa duket eshte nje shenje paralajmeruese per rastet e renda.
Eshte gjetur se ne mostrat e gjakut te studiuara ka qeliza pararendese te trombocideve te cilat jane treguese per problemet me mpiksjes se gjakut. Ndaj sipas studiuesve kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.
Gjithashtu studiuesit zbuluan nje numer qelizash te kuqe te pazhvilluara ne mostrat e studiuara te cilat ne kushte tipike do te zhvilloheshin ne palcen e kockave, por qe jane ne vetvete pergjegjese per shperndarjen e oksigjenit ne trup.
Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.