Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Surprizat” e motit në fundjavë, sinoptikani tregon cfare na pret në vijim dhe jep lajmin e mirë për javën që vjen

Metereologu Hakil Osmani ka thene se muaji Tetor do te jete nje mot i qendrueshem.

Përsa i përket fundjavës, ai ka treguar se mesnata e së shtunës do të sjellë rreshje, por kjo do të jetë kalimtare pasi sipas sinoptikanit pritet që dita e dielë të sjellë mot të mirë.

Hakil Osmani: Dita e sotme mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në orët e para të ditës dhe të kalimeve të vranësirave. Parashikohet që vranësirat do të jenë disi më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

Përsa i përket temeperaturave të ajrit, ditën e sotme, pritet që maksimumet të ngjiten deri në 28 Gradë Celsius në qytetet e Ultësirës Perëndimore.

Duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe dita e shtunë pritet të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta. Parshikohet që këto vranësira të pësojnë zhvillime në pjesën e dytë të ditës duke krijuar hapësira për reshje të pakta shiu.

Parashikohet që mesnata e shtunës parashikohet të sjellë një intensifikim të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të jetë në formën e rrebesheve. Për fat të mirë, do të jetë një situatë kalimtare pasi që në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit, i cili do të jetë prezente gjatë gjithë ditës së dielë. Po ashtu edhe fillimjava parashikohet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm.

Por si do të jenë temperaturat këtë fundjavë dhe fillimin e javës tjetër?

Hakil Osmani: Gjatë kësaj fundjave pritet që të kemi një rënie me 2 Gradë Celsius të tyre duke bërë që maksimumet të zbresin në 26 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa minimalet në zonat malore nuk do të zbresin më shumë se 9 gradë Celsius, duke bërë që temperaturat maksimale të jenë në 2 gradë më të larta se normale përsa i përket muajit Tetor.

Fillimjava parashikohet të jetë nën dominonim e motit të qëndrueshëm. Minimalet në qytetet e zonave malore, duke bërë që temerperaturat të jenë më të larta se normalet përsa i takon muajit Tetor.