Biznesmeni dhe kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, është kritikuar pas një videoje që ka shpërndarë në rrjete sociale duke u takuar me nënën e tij.
Komentuesit kanë nisur me pyetjet përse nëna e 38-vjeçarit të njohur si Salt Bae bën jetë modeste, pavarësisht pasurisë së tij.
“Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë. Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse, ti ke para?,”-shkruajnë disa prej komentuesve.
Biznesmeni turk zotëron një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et, me pika në të gjithë botën, në vendet më luksoze. Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku disa prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë.