Së fundmi Renada Daci, i ka çuditur të gjithë me dosa postime, ku duket se mbështeste Donaldin, e jo Arjolën për debatet e shumta që kanë patur në “Big Brother VIP”. Ajo ndan skenën në “Portokalli” me Arjolën, por nuk e kurseu aspak ironinë për të.
Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur jashtë që Renada (të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”), reagon në këtë mënyrë, por postimi i saj ka nxitur shumë reagime.
Ndër të tjera, ka qenë motra e Arjolës, Elisa, një prej atyre që ka reaguar ashpër, duke shpërthyer në ofendime për aktoren. Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës” tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.
“13 vjet *artiste *dhe askush stë njef. Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’ Kështu shkruan po ashtu ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht famë. Gjithashtu, Elisa ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”.