Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Të kënaq shpirtin/ Ja si ta bëni tiramisunë fiks si shefat e kuzhinës: Do t’i gëzoni shumë fëmijët.video

Përbërësit:5 kokrra vezë, 1 filxhan çaji sheqer, 500 gramë djathë Mascarpone, 400 gramë biskota Savoiardi, 4 kafe ekspres, 2 luge gjelle pluhur kakao për zbukurim disa luleshtrydhe për zbukurim, pak kripë

Përgatitja: Në dy tasa ndajmë të verdhat nga të bardhat e tre vezëve, dy kokrrat e tjera i lëmë të plota te tasi me të verdhat. I rrahim me mikser derisa të bëhen si krem. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë e rrahim. Në tasin tjetër, ku kemi të bardhat e vezëve, shtojmë pak kripë dhe i rrahim fort derisa të bëhen si borë.

Në tasin me kremin me të verdhat e vezëve shtojmë djathin Mascarpone dhe e përziejmë me kujdes. Shtojmë të bardhat e vezëve. Vazhdojmë e përziejmë ngadalë që të mos ulet volumi. Në një tepsi vendosim një shtresë krem.

Biskotat Savoiardi i lyejmë me kafe ekspres dhe i vendosim mbi shtresën e kremit. E përsërisim këtë veprim disa herë. Kjo është receta klasike e tiramisusë. Sipas dëshirës, në mes mund të vendosim feta luleshtrydhe ose copa çokollate. Në fund, e spërkasim me kakao dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë disa orë në frigorifer përpara se të konsumohet.