Tea “plas” faktet e reja, produksioni dinte gjithçka për lidhjen e saj me Beartin!

Treshja Andi-Tea- Beart vijon të marrë vëmendje në shumë media. Shkak është bërë skandali i para pak javësh, ku Tea publikoi foto dhe video në krah të ish-konkurrentit Beart Rexhepi. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë se të publikonte fotot, ajo kishte deklaruar lidhjen me Andin.

Në lidhje me skandalin, u përfol se gjithçka ishte e inskenuar nga vetë produksioni, çka është mohuar disa herë nga autorja Olsa Muhameti.

Por për të mbështetur pretendimin e saj, Tea ka publikuar fakte të reja kundër produksionit.

Ajo ka publikuar një video, në të cilën shihet se si produksioni i kërkon foto dhe video me Andin, për të bërë më të besueshme gjithçka.