Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës rihter është shënuar në Ikarinë të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, ndërsa thellësia e saj fokale është vlerësuar 17.5 km.
Pak minuta më vonë u regjistrua një tjetër dridhje sizmike.
Këtë herë tërmeti ishte 4.1 ballë i shkallës Rihter, i cili karakterizohet si “i dobët” dhe u regjistrua në orën 06:09 në zonën detare 23 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ikaria, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
(BalkanWeb)