Tiranë- Lëkundje e fuqishme tërmeti në Shqipëri.
Tërmeti kishte një magnitudë 3.3 ballë e shkallës Rihter dhe ishte me epiqendër mes fshatrave Funar dhe Gracen 25 km larg Tiranës dhe 13 km larg Elbasanit.
Thellësia 5 km.
Lëkundjet u ndjenë të forta në Elbasan, Tiranë dhe disa qytete përreth.
Nuk raportohen dëme materiale.