Sipas institutit të Gjeoshkencave, një tërmet me magnitutë 4.1 Rihter goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë dhe cdo gje ka shkuar pa probleme.
IGJEUM tha se epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri të Ishmit me një thellësi prej 2 km, ndërsa tronditjet u ndjenë në 4 qarqe të vendit siç janë: Durrës, Lezhë, Krujë dhe Kurbin.
Gjatë një interviste të zhvilluar nga report tv, sizmiologu Edmond Dushi tha se goditja e sotme është vijim i pasgoditjeve të tërmetit të 26 Nëntorit.
Më konkretisht, ky i fundit tha se:
Janë pasgoditje, vijim i sekuencës sizmike që filloi më 26 Nëntor. Relaksimi tektonik i tokës do kohë të qetësohet. Këto quhen mikrotërmete edhe nuk përbëjnë rrezik për ne.
Gjithashtu, Dushi theksoi se është e pamundur të parashikohet nëse ky tërmet do të shoqërohet nga të tjera lëkundje apo jo ndaj rrini te qete.