Tetë shenja paralajmëruese të sëmundjes fatale dhe si të kujdesemi në ditët më të nxehta

Ndërsa temperaturat rriten, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje shenjave paralajmëruese të trupit tuaj pasi shumë herë simptomat serioze anashkalohen.

Nëse jetoni me sëmundje të padiagnostikuar të zemrës, moti në ditët e nxehta mund të përkeqësojë simptomat të cilat mund të kalojnë pa u vënë re.

Specialistje, Dr Samantha Wild, tha për The Sun: “Nëse keni sëmundje të zemrës, rreziku i sulmeve në zemër, aritmive (rrahjeve të parregullta të zemrës) dhe dështimit të zemrës, të gjitha rriten kur moti është i nxehtë.
“Pra sa më i nxehtë të jetë moti, aq më i madh bëhet rreziku.”

Sipas saj, ja cilat janë simptomat që duhen pasur parasysh:

Marramendje
Ju mund të filloni të përjetoni ndjenjën se ndiheni të trullosur, ose se cdo gjë ju jua sjell mendjen vërdallë.

Djersitje
Duhet të kujdeseni kur ndiheni më të djersitur se zakonisht – kjo vlen edhe kur nuk jeni duke lëvizur.

Dhimbje gjoksi
Ju mund të përjetoni ndjenjën e një ndjesie shtrëngimi ose të rëndese në gjoks që prek qafën, nofullën, shpatullën, pjesën e sipërme të shpinës dhe poshtë krahëve. Është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje krahut të majtë.

Lodhje
Duhet të kujdeseni të vëreni kur ndjeheni të lodhur dhe pa energjia por pa asnjë shkak rrënjësor.

Mungesa e frymëmarrjes
Nëse nuk mundeni, ose keni vështirësi për të marrë frymë të qetë ose të qëndrueshme, kjo është një shenjë paralajmëruese.

Ndryshimet në rrahjet e zemrës suaj
Kushtojini vëmendje rrahjeve të zemrës e më konkretisht, nëse ndihet sikur po rreh më shpejt ose më ngadalë se zakonisht.

Nauzea
Nëse ndjeni papritur ndjesinë se keni të përziera e mund të jeni të sëmurë, kjo është një shenjë paralajmëruese.

Ënjtje në kyçet ose këmbët tuaja
Sipas mjekes, kjo mund dallohet në mëngjes, por përkeqësohet gradualisht gjatë gjithë ditës.

Megjithatë doktoresha thotë se nëse keni sëmundje të zemrës – ose jeni të shqetësuar për simptomat tuaja – gjëja më e mirë për të bërë është të qëndroni freskët dhe të hidratuar mirë duke konsumuar rregullisht ujë. “Kjo do të thotë të shmangni rrezet e diellit direkte kur dita është më e nxehtë (midis orës 11:00 dhe 15:00), e nëse jeni jashtë ecni në hije dhe mbani ujë me vete.

“Për ata që janë në shtëpi, përpiquni ta mbani shtëpinë tuaj sa më të freskët. Përdorni grila, perde të errta duke bllokuar rrezet e diellit gjatë ditës, përdorni një ventilator dhe hapni dritaret vetëm më vonë gjatë ditës kur jashtë bëhet më e freskët se sa brenda në shtëpi.” shiko.news