Rudina Hajdari ndodhet ditën e sotme në Vjenë ku po merr pjesë në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Në këtë event, si duket Hajdari ka takuar edhe aktorin e njohur austro-amerikan Arnold Schwarzenegger. Deputetja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto me aktorin ndërsa shkruan se ai “nuk ka nevojë për prezantim.”
Po ashtu në Vjenë, ajo është takuar edhe me senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker, me të cilët thotë se diskutuan rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë.