Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Thane se nuk fliste me mamane. Reagon per here te pare mamaja e Luiz

Ai është pa diskutim personazhi më i diskutuar i momentit, aq sa nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se prej disa javësh njerëzit flenë dhe zgjohen me Luiz Ejllit, dhe jo vetëm në sensin metaforik siç po mendoni. Këngëtari i njohur nga Shkodra, fitues i edicionit të parë të spektaklit të “Ethet e së premtes mbrëma” është bërë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, duke u shndërruar kësisoj në sensacionin e vërtetë të këtij reality show.

Për të kanë folur miqtë, kolegët, por sot ishte radha e nënës së tij që të tregonte si po e përjeton aventurën e re të të birit. Ajo ka folur live në telefon me moderatoren Fjodora Fjora, ndërkohë që kjo e fundit po prezantonte ” Ditë pas dite”. Kjo është hera e parë që nëna e Luizit reagon për djalin e saj duke hedhur poshtë edhe thashethemet se nuk flet me të.

Sipas moderatores Fjodora Fjora nëna e Luizit ka thënë që është shumë e lumtur për të, që “Big Brother” është një luftë nervash dhe të gjithë duan të fitojnë, por që ajo ia uronte me zemër djalit të saj.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të saj: