Pasditën e së mërkurës ka pasur të reshura shiu në disa pjesë të Kosovës, pas disa ditëve me vapë dhe nxehtësi. Në Ferizaj stuhia ka shkaktuar dëme, ndërsa në Kaçanik po ashtu ka pasur të reshura të vazhdueshme të shiut.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni intensitetin e reshjeve të shiut që po vazhdon në këtë qytet.
Nderkohe moti ditën e nesërme pritet të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por edhe rikthimin e reshjeve të shiut në disa zona te vendit.
Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.
Përgjatë relieve kodrinore malore në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.