Tornadot në Kentaki shkaktoi qindra objekte të shkatërruara. Moss Creek Avenue është një nga zonat më të goditura.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë rastit të një shqiptari, të cilit tornadoja “i mori” ëndrrat dhe shpresat që kishte për shtëpinë e tij që po e ndërtonte vetë.
“Në fakt e kam bërë vetë planin e shtëpisë”, tha Gentian Emini, i cili po ndërtonte shtëpinë e tij kur tornado e prishi atë. “Po punoja për ndërtimin e shtëpisë me kursimet e mia. Mu deshën rreth 6 vjet kursime”, u shpreh shqiptari.
Bashkëshort dhe njëkohësisht baba, 27-vjeçari nga Shqipëria shpenzoi gjithçka kishte për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të familjes së tij. Por të shtunën, djersa dhe mundi i tij shkuan kot.
“Unë kisha ndoshta edhe një muaj për të hyrë në shtëpi dhe tornado mori gjithçka,” tha Emini.
“Thjesht i mbaj mend të gjithë ata fëmijë që kaluan këtu dhe është zemërthyese,” tha Emini.
Grupet e kishës dhe grupet vullnetare shpërndanë vakte dhe ujë, ndërsa ndihmuan gjithashtu në pastrimin e mbeturinave të martën.