Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Tri infermieret e dyshuara për rrahje ndaj të moshuarës dalin me gjyq diten e sotme. Video

Tri infermieret e dyshuara për ngjarjen ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

Të mërkurën, Kosova u cudit nga pamjet e një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar rrahje, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e ngjarjes si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik.