Në vendin tonë në fund të muajit maj pritet që të kenë një rritje e lehtë e rasteve me infektime nga COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije epidemiologu Artan Simanku.
“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku.
Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh, duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar COVID ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.
“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu.
Sipas Minsitrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë zyrtarisht janë infektuar me covid 19,më shumë se 131 mijë persona,prej të cilëve 52% janë femra dhe 48% meshkuj.
Ndërsa të infektuar aktivë në mbarë vendin janë mbi 15 mijë qytetarë.