Gjykata e Fierit, ka lënë në burg 35-vjeçarin, i cili abuzoi seksualisht me14-vjeçaren në Divjakë. 35-vjecari u la në burg nga gjykata me akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”, që rrezikon nga 7 deri në 15 vite burgim.
Babai i vajzës 14-vjeçare që bashkëjetoi me një 35-vjeçarin për 1 vit, shprehet se vajzën ia rrëmbyen në moshën 13-vjeçare pa pëlqimin e tij.
Gjithashtu, ai rrëfen se ishte i detyruar të pranojë këtë situatë të rëndë për të, pasi vajza i thoshte se e dashuronte djalin dhe nëse ai ndërhynte për t’i ndarë, do të bënte vetëvrasje.
Vajza u largua pa njoftuar askënd, në Mars të vitit 2023, gjatë pushimit të madh teksa mësonte në shkollë në klasën e shtatë.
Pas denoncimit të familjarëve, që siç tregon babai, u nxit nga fakti që vajza i largohej gjithnjë e më shumë dhe nuk kishte siguri për jetën e saj.
Policia arrestoi 35-vjeçarin, i cili sot ndodhet pas hekurave, ndërsa vajza 14 -vjeçarja është nën kujdesin e ekspertëve në një qendër sociale në Tiranë, aktualisht pa arsim.