Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

U martua me dashuri që 16 vjeç, modelja rrëfen historinë se si na ndau vjehrra

Sot në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ishte e ftuar Silvi, një prej modeleve konkurrente në “She’s On Top”, e cila i përloti të gjithë me historinë e jetës.

E martuar që në moshën 16 vjeçare me një djalë nga Kosova, Silvi la gjithçka kishte për dashurinë.

Ajo tregoi se doli edhe kundër familjarëve për hatër të dashurisë për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin u bë nënë e një djali.

23 vjeçarja kujtoi sot periudhën e vështirë të shtatzënisë 6 vite më parë si dhe tregoi arsyen kryesore të ndarjes.

“Familja e tij ndërhynte shumë te ne, deri te bluza që mbaja veshur. Mamaja e tij do ishte në çdo hap tonin, edhe pse ne banonim në banesën tonë.

Nuk e di, realisht stresi ndikoi shumë në shtatzëni. Unë kujdesesha për bashkëshortin tim dhe punët e shtëpisë, por sa herë që vinte ajo gjente diçka… ishte pak edhe xheloze mund të them”, u shpreh Silvi.