Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

U ndanë pas 14 vitesh, këngëtarja shqiptare rrëfen raportin me ish-burrin: “Është shoku im më i mirë”

Fillimi i viteve ’90 do të shënonte një lloj “revolucioni” në muzikë, duke sjellë për herë të parë para publikut emra të rinj që i këndonin ndjenjave, sfidave dhe ndryshimeve me të cilat po bashkëjetonte shoqëria shqiptare asokohe. Mes syresh përmendim këngëtaren e njohur nga Lezha, Mimoza Selimi, ish-vokalisten e grupit “Djemtë e detit”. Ajo jeton prej vitesh në Zvicër, vendin që është kthyer në shtëpinë e saj të dytë.

Ditën e djeshme, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur ndër të tjera për jetën e saj të re larg Shqipërisë dhe marrëdhënien me ish-partnerin, që e cilëson si shokun e saj më të mirë.

“Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron, por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi.”