Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

U nxorr e gjalle nga rrenojat por humb jeten ne spital avokatja Turke. Ja fjalet e fundit te saj

Avokatja 25-vjeçare Ece Köseoğlu, e cila qëndroi 114 orë nën rrënojat e tërmetit në Antakya të Hatay-t dhe prej atje u nxorr e gjallë, ka ndërruar jetë në spitalin ku po trajtohej, pasi me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi të shpëtohej. Mbeti vetëm shikimi i fundit dhe fjalët e fundit të avokates së re teksa u nxorr nga rrënojat.

Disa ditë pas ‘mrekullisë’ në Hatay, erdhi një lajm i trishtë. Avokatja 25-vjeçare Ece Köseoğlu, e cila u shpëtua e gjallë pas 114 orë qëndrimi nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Antakya, humbi betejën për jetën në spital. Avokatja e re u varros pranë nënës dhe gjyshes.

Në orën 114 të tërmetit, avokatja e re Ece Köseoğlu u nxor e gjallë nga rrënojat. Sipas lajmeve të Sabah, ajo u dërgua në reanimacion pasi iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe me gjithë ndërhyrjet e mjekëve nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë.

Vdekja e avokates të re, e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Kultur, ka tronditur të afërmit e saj.

‘Unë jam avokatja Ece’, u tha Köseoğlu shpëtimtarëve pasi u nxorr nga rrënojat . “ Nëna ime ishte me mua ”, ishin fjalët e saj të fundit.

Mësohet se nga tërmeti humbën jetën nëna e Ece Köseoğlu, Ferda Köseoğlu dhe gjyshja e saj./tetova.com

Video e nxjerrjes nga rrënojat e avokates: