U tha se ishte në gjendje të rëndë në Itali nga Covid-19, flet mjeku Pipero: Jam…

Doktori i njohur, Pëllumb Piperi i cili u infektua me covid-19 vetëm pak ditë më parë.

Lajmin e ka bërë vetë, Pipero me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se pas disa ditësh trajtimi në kushte shtëpie tashmë është i çliruar nga virusi.

Ai ka shtuar se edhe pse është i shëruar nga virusi ka ende pak nevojë për pushim dhe rikuperim kështu që ka zgjedhur Razmën për 3-4 ditë pushimi.

Në fund Pipero ka premtuar që do tu përgjigjet pyetjeve lidhur me covidin ndërkohë ka bërë apel që qytetarët të ruhen në maksimum.

Postimi i Piperos: Te dashur miq!

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cl iruar” nga kth etrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve. infektive!