Ujë me fara chia për të rënë në peshë
Farat e chia-s janë të pasura me antioksidantë dhe mikroushqyes që na ndihmojnë të parandalojmë plakjen e parakohëshme të lëkurës dhe mbajtjen e saj të fortë dhe elastike.
Keni provuar ndonjëherë ujë chia me limon? Përveçse freskuese, është një pije që pastron organizmin, e pasur me antioksidantë dhe që mundëson humbjen në peshë.
Përbërësit e kësaj pije:
1 lugë kafeje fara chia
1 gotë e ½ ujë
1 limon
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Hidhen farat e chia-s në ujë dhe lihen të zbuten. Pastaj mjalti dhe në fund limoni. Përgatitet që në darkë.
Kjo pije rekomandohet të konsumohet esëll për të marrë një sasi të madhe ushqyesish dhe që nga ana tjetër favorizon rënien në peshë.
Ky ujë të ngop dhe të mundëson, bashkë me vaktin e mëngjesit të ekuilibruar dhe të shumëllojtë, të mos kesh uri deri në vaktin e drekës, pa qenë nevoja të hash gjëra të tjera në mes vakteve.
Farat e chia-s janë të pasura me proteina dhe limoni është një burim natyral antioksidantësh dhe vitaminës C. Së bashku veprojnë si një mekanizëm i shkëlqyer që çliron energji, ushqen dhe perveç këtyre edhe hidraton.
Konsumimi rregullisht i ujit të farave të chia-s me limon ndihmon në luftën kundër atakut të radikaleve të lira dhe na mbron nga ndotja, nga tymi dhe nga rrezatimi diellor. Falë antioksidantëve dhe mikroushqyesve të farave të chia-s, lëkura jonë fiton fortësi dhe elasticitet duke luftuar plakjen e parakohëshme e shkaktuar, nganjëherë, nga lodhja ose nga kequshqyerja. Nga Anila Kalleshi