Sot në tërë rajonin tonë po mbanë mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe zhvillime të disa vranësirave të cilat nuk po djellin reshje shiu ne disa qytet te vendit.
Gjatë orëve të pasdites përreth disa viseve malore mund të ketë riga ose rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në jug, juglindje dhe lindje të Shqipërisë priten zhvillime më të fuqishme konvektive dhe gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten dhe reshje shiu ne Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec apo dhe qytet te tjera.
Këto zhvillime do të jenë afatshkurtra dhe të karakterit lokal, ndërsa pritet që moti të freskohet shkurtimisht në ato vise
Ditëve të ardhshme na pret mot më i nxehtë dhe me më shumë rreze diellore dhe po ashtu edhe fundjava sipas parashikimeve më të fundit pritet të jetë e nxehtë dhe kryesisht stabile.