Volejbollistja Ela Tase e ftuar në emision ‘Fol me mua’ në Fax News shprehet se pasi ka lënë sportin ka dhënë mësim në Akademinë e Rendit për 20 vjet pasi ishte e vetmja mundësi punësimi.
Sa i përket dekoratave Tase thotë se nuk i preferon pasi është kontributi që jep në atë fushë e më pas vlerësimi që merr nga njerëzit.
“Unë nuk e kam fare problem edhe këtë pjesën e të dhënurit dekoratava, fare nuk e dua. Shikoj kur thonë ‘Nderi i Kombit’, unë jam nder edhe kaluar nderit. Nuk e kam fare të nevojshme letrat, sepse unë e kam ndjerë atë që vërtet më kanë dashur.
Unë kam kaluar mbi 10 mijë polic sepse në Akademinë e Rendit kam dhënë mësim 20 vjet. Aty e kalova pjesën më të madhe mbas ‘95. Ne kur lam sportin, mbetëm, ku do të shkojmë ne të punojmë. Se atëhere në atë moment ishte bërë profesionizëm sporti nga ‘90 deri në ‘95. Ku do vemi të punojmë, na lan kshu. Në atë momentin Ministria e Rendit që na kishte në mbështetje u hapën vajzat për herë të parë në Akademinë e Rendit viti ‘94-‘95 viti akademik dhe ne na ofruan edhe mua edhe Mozës se kishim të dyja këtë problem, Moza e vazhdoi edhe një cik sportin, ishte edhe më e re se unë.
Kurse unë e pashë të arsyeshme ta lë dhe ku të vija të punoja. Se kjo është shumë e tmerrshme të japesh gjithë këtë kontribut dhe pastaj një ditë ndjehesh e vetmuar dhe u afrova në Akademi. Atje fillova një tjetër shkollë sepse më duheshe të njihesha me gjithë veprimet policore”, tha Ela Tase.