Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ushqimet qe duhet ti largoni nga tavolina nese vuan nga tiroidet

Kujdesi mjekësor i duhur dhe në kohë i tiroideve është çelësi i një trajtimi të suksesshëm.
Ashtu siç dieta luan rol të rëndësishëm në funksionimin e gjëndrave të tiroideve, është jetike edhe shmangia e ushqimeve të caktuara nëse vuani nga kjo sëmundje. Këto janë ushqimet që nuk u bëjnë mirë tiroideve.

Sheqeri – Karbohidratet, sidomos sheqeri, janë të dëmshme sepse çrregullojnë nivelet e sheqerit në gjak. Kjo duhet të shmanget nëse vuani nga sëmundja auto-imune e tiroideve. Po ashtu, ushqimet me sheqer ndikojnë në funksionimin e pankreasit, gjë që çon në rezistencën e insulinës. Si pasojë dëmtohen tiroidet dhe gjithashtu ulet niveli i hormoneve të tiroideve.

Kafeja – Njerëzit që vuajnë nga tiroidet duhet të kenë kujdes me konsumin e kafesë. Nëse konsumoni kafe në sasi të moderuar, atëherë nuk i dëmtoni tiroidet. Por, nëse konsumimi është tepër i lartë, kafeja rrezikon funksionimin e gjëndrave të veshkave. Konsumimi i kafesë stimulon sekretimin e hormoneve të epinefrinesë dhe norepinefrinesë nga gjëndrat e veshkave. Kjo çon në probleme të ndryshme me tiroidet dhe veshkat.

Ushqimet e skuqura – Ushqimet e skuqura duhet të shmangen nëse po mjekoheni për tiroide. Këto ushqime ndërhyjnë në efektin e mjekimeve dhe ndikojnë negativisht në sekrecionin e hormoneve të tiroideve në trup.

Glutina – Ushqimet me glutinë janë një kërcënim i madh i tiroideve për shkak të gliadinës, një proteinë që trupi i njeriut e trajton si trup të huaj. Gjëndrat e tiroideve prodhojnë transglutaminaza, enzima që janë të ngjashme me gliadinën, kështu që konsumimi i glutinës bën që sistemi imunitar t’i sulmojë të dyja, gliadinën dhe transglutaminazën.

Soja – Konsumimi i sojës lejohet në sasi të moderuar, sepse ndërhyn në përthithjen e hormoneve sintetike në trup. Rekomandohet që pasi të keni marrë mjekimet për tiroidet, duhet të prisni të paktën katër orë përpara se të konsumoni sojë. Kështu i jepet mjaftueshëm kohë trupit për të përpunuar substancat më vete.