Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vajza tronditet nga deklarata e nënës:“Çoje djalin në jetimore dhe vazhdo jetën”

Konflikti nënë e bijë në “Shihemi në Gjyq” ka nxjerrë në pah detaje të reja. Blerina, e cila tashmë po jeton me prindërit e saj pas ndarjes nga familja e bashkëjetuesit, tregon se i biri 2-vjeçar i thërret gjyshit “babi”. Kjo mbështetet edhe nga Dituria që është e pranishme në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse djali nuk e ka atësinë e të atit.

Arsyeja që ato janë përballë njëra-tjetrës është Blerina i kërkon nënës së saj që mos ta nxjerrë nga shtëpia sepse ka një fëmijë të vogël në duar. Nga ana tjetër, Dituria kundërshton vajzën e saj duke i thënë se nuk mundet ta mbajë dhe i kërkon që ta çojë djalin në Shtëpinë e Fëmijës.

Dituri: Ta çojë atje në jetimore, ta marrin atje!

Blerina: Si ta çoj në jetimore atë fëmijë?

Dituri: Atje ta çosh!

Blerina: Si mund ta çoj unë moj znja Eni? E kam mbajtur 9 muaj në bark, ta çoj në jetimore unë? Kam dy vjet e gjysmë që përpiqem ta rris, ta çoj në jetimore unë?

Dituri: Moj çoje djalin moj ta mbajë moj!

Blerina: Është i imi!

Dituri: Çoje moj! Nuk duroj do moj!

Blerina: Si mund ta çoj moj?

Eni Çobani: Prit moj Dituri, çfarë jetimoreje po thua?

Dituri: Çoje moj atje ta mbajnë!

Blerina: Nuk e çoj unë atje, nuk e lëshoj kurrë atë fëmijë, nuk e bëj dot!

Dituri: Ik te bashkia gjej rrugëzgjidhje!

Blerina: Kam vajtur, ku nuk kam vajtur, nuk më japin të drejtë!

Eni Çobani: S’mund të flasë një nënë si juve, të lutem!

Dituri: Zonja Eni, nuk mundem më! Nuk duroj dot më, u shkatërrova moj, nuk kam më ekonomi ta mbaj!