Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Vapa iku me gushtin”, meteorologia paralajmëron: Na pret një vjeshtë e …

Vapa me sa duket iku me gushtin, pasi meteorologet parashikojne permbytje dhe reshje shiu.

E mërkura do të jetë dita e fundit e verës me temperatura përvëluese që kulmojë deri në 37 gradë. Prej fundjavës e në vazhdim do të ketë një freskim të motit, si dhe prani të reshjeve në disa zona të vendit.

Këtë verë Shqipëria, por edhe rajoni e më gjerë u përballën me ndryshime ekstreme të motit nga temperaturat shumë të larta e deri tek stuhitë e forta që shkaktuan viktima në Greqi e Itali.

Sipas meterologëve këto fenomene janë sinjale për një vjeshtë të pazakontë, më të lagësht dhe me rrebeshe të forta, parashikim i bërë ky edhe nga shërbimi meteorologjik “Accu Wether”.

“Nuk përjashtohen mundësitë e fenomeneve ekstreme që sjellin reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, në Shtator dhe në vazhdim. Duke qenë se kemi përjetuar verë të nxehtë pritet që të kemi shira intensive”.

Meterologët thonë se i gjithi viti do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara.