Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vapa nuk ikën me gushtin. Rikthehet i nxehti afrikan, këto do të jenë qytetet më të prekura

I nxehti afrikan pritet të godasë për herë të katërt Shqipërinë. Vala e të nxehtit do të regjistrohet të enjten dhe të premten e kësaj jave me temperatura që parashikohet të shkojnë në 40 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, Tirana, Elbasani, Shkodra, Fushë-Kruja, Berati dhe Fieri janë qytete që do të preken më shumë nga i nxehti afrikan. Ndërsa në zonat bregdetare termometri nuk do t’i kalojë 36 gradët. Por ashtu si tre goditjet e tjera, edhe kjo valë e nxehte do të jetë afatshkurtër.

Ditët e fundit të gushtit do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës. Por vapa nuk do të ikë me gushtin. Sinoptikanët thonë se edhe shtatori do të vijojë të jetë i nxehtë dhe me ditë të favorshme për plazh. Për kontinentin europian, vera e këtij viti është jo vetëm e nxehtë, por edhe e thatë, madje sinoptikanët konfirmojnë se viti 2019 plotëson 5-vjeçarin më të nxehtë në historinë 150-vjeçare të matjeve globale.