Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Varianti i ri COVID mberrin ne Greqi, regjistrohen rastet e para, ngrihet alarmi

Autoritetet e shëndetësise në Greqisë kanë ngritur alarmin për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit në vendin fqinj. Mediat greke raportojnë se janë identifikuar 4 raste me koronavirusin e ri duke u bazuar në një inspektim nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur alarmin për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit në vendin fqinj.

Mediat greke raportojnë se janë identifikuar 4 raste me koronavirusin e ri duke u bazuar në një inspektim nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.

Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu bënë pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.

Konkretisht, 6 pasagjerë rezultuan pozitiv dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë ata tashmë do të karantinohen.

Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.