Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vendi mund te futet ne izolim, Kalo ben apelin e papritur: Pasojat i vuan populli e jo ‘ish-brekëgrisurit e djeshëm’, milionerët e sotëm…

Tritan Kalo, Mjeku i njohur infeksionist, tani njihet per ne edhe me shkrimet e tij te bukura. Ai shkruan se në këtë “kohë kovidiane” të gjithë duhet të solidarizohemi me ar matën e mjekëve dhe njëri-tjetrin, për të zbatuar disa masa thelbësore që na mbrojne nga infektimi.

Prandaj na duhet solidarizimi për të shamngur dhe vendosjen e vendit në karantinë sepse per ndryshe do ta vuajë populli.

“RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN”, pra mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..”, shkruan mjeku.

Shkrimi i plotë:

Kohë kovidiane….7.10.2020….SOLIDARITET = SOLI-DARI-TET = Vetëm-guximtari-ja del në krye: Punës, Profesionit dhe Përkushtimit ndaj të tjerëve….Solidariteti ynë me AR MATËN e punonjësve të Shëndetsisë Publike dhe jo vetëm, për të respektuar: 1- Masat e mbrotjes individuale/Maskat që mbulojnë gojën dhe hundën njëkohësisht në mjediset e mbyllura apo aty ku ka shumë persona njëkohësisht, 2- Distancimin fizik kurdoherë kur një gjë e tillë është e mundëshme, 3- Higjenën individuale/larjen e duarve dhe higjenën kolektive të mjediseve ku punojmë, shkollohemi, shplodhemi, argëtohemi dhe jetojmë ishin, janë dhe do të mbeten tre elementë thelbësorë në vijimësinë e përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, POR edhe në solidaritet e mirëkuptim të PËRPJEKJEVE të çdominutëshme të kësaj Armate për të mbrojtur jetët tona….

A ËSHTË kjo vala e parë, e dytë, e tretë apo e katërt e Pandemisë, një gjë e tillë pak rëndësi ka në aspektin e EPIDEMIOLOGJISË FAKTIKE/REALE, rëndësi ka fakti se infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 është ulur këmbëkryq prej shumë muajsh KUDO nëpër Botë, e me siguri një situatë e tillë do vijojë edhe për disa kohë …..Teorizimet le tua lëmë më shumë GJITHOLLOGËVE dhe kërkuesve të PROTAGONIZMIT përgjatë këtyre kohëve kovidiane….

RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..

JEMI vetëm NE, “il poppolo Albanese”, që do të vuajmë pasojat e saj sikundër ndodhi edhe në të shkuarën e afërt, DHE jo “ish-brekëgrisurit e djeshëm” dhe “milionerët/pasunarët e sotëm”, ndaj na takon NE dhe vetëm e vetëm NE, që të tregojmë shkallën më të lartë të KUJDESIT dhe të SOLIDARITETIT me dhe për njëri tjetrin në këtë përballje….MIRËKUPTIMI dhe BASHKVEPRIMI ndërmjet nesh janë të domozdoshme në këtë proçes….”Koha është e Maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve” (A.A.)….PANIK jo dhe vetëm jo….KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….TOGETHER for EVER!!!