Një stuhi e fort goditi bregun lindor të Australisë duke dëmtuar ndërtesa të shumta… Ajo u shoqërua me breshër që arrinte madhësinë e një portokalli.
Sipas asaj që shkruan The Guardian, stuhia me breshërin më të madh të rënë ndonjëherë më parë në Australi, me një diametër prej 16 centimetrash, u regjistrua në Queensland.
Të mërkurën, një qendër tregtare në Coffs Harbour u evakuua pasi shirat bënë që çatia të binte. Në të ndodheshin të strehuar rreth 400 persona, kur uji nisi të futej brenda.
— 🏳️🌈😷🤿🩺Sharon sewer rat (@SharonW19338665) October 20, 2021
Autoritetet e emergjencës thanë se vetëm gjatë të mërkurës pasdite kishin marrë 280 telefonata për ndihmë./tvklan.al