Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

(Video) Ftoi gruan te Ardit Gjebrea që ajo mos ta linte, por ajo nuk shkon/ Shqiptari s’mban dot veten qan

Besmir Balla, i njohur në rrjetet sociale edhe si fenomeni “Shëtito”, i kërkoi falje gruas së tij nga studio e së Dielës Shqiptare në Tv Klan, duke i kërkuar që të rikthehen bashkë.

Gazetarja e emisionit i përcolli bashkëshortes së Besmirit mesazhin e tij, por ajo refuzoi që ta falte dhe të rikthehej me të.

Ajo tha se do të vijonte me procedurat e div orcit, ndërsa nuk do ta pengonte Besmirin që të takonte dy fëmijët sa herë që të donte. Besmiri: E falenderoj dhe e besoj sepse është një njeri i mbyllur, është natyrë vërtetë…

Ardit Gjebrea: Ne insistuam shumë fort që ajo të vinte në studio, por nuk pranoi pasi tha unë jam e bindur që është, nuk tha as Besmiri as bashkëshorti por tha, ish-bashkëshorti. Ajo e ka vendosur që do t’i shkojë deri në fund procesit të divorcit dhe u shpreh që më shumë se një herë të ka ofruar shanse por tha Besmiri nuk ka reflektuar. Fyerjet, sharjet, ofendimet, dhuna psikologjike sepse në njëfarë mënyre ti vetë e pranove që ke ngritur zërin ndaj saj, e konsiderove dhe një gabim nga ana jote.

Besmiri: Nuk jam dakord, ofendime nuk i kam bërë. Ia kam ngritur zërin por ofendime apo sha rje janë diçka që asaj i pëlqen ta thotë apo nuk e di kush e ka fr yrë. Unë e pranoj vendimin e asaj, le të bëjë çfarë është për të bërë, ka plan Zoti se çfarë do bëhet.