Reperi Stresi së fundmi ka tronditur me rrëfimin që ka bërë. Teksa ishte duek biseduar me banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, ai ka treguar se ish-bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje e keqe.
I përlotur, Stresi tha se Kesi ka tumor dhe kist dhe tha për këtë arsye flet shpesh për të, pasi kjo është brenga e tij më e madhe.
“Shatë vjet në shpi më ka mbajtur, edhe po ta them një gjë ka dy tumore. Se po hymë po flasim për hallet e tjetrit. Ish-bashkëshortja ka dy tumore, tumor në kokë dhe kist i ka të ngjitur njëri me tjetrin.
Më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt. Nesër mund të më ndrojë jetë çika edhe kam tre vite që se kam parë. Po më ik truri”, tha Stresi.