Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

(Video) Shqiptari po grindej me gjyshin e nuses, Ardit Gjebrea qesh me të madhe: Ju kërkoj ndjesë se nuk më ka ndodhur më parë…

Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gj yq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.

E diela shqiptare – Shihemi ne gjyq! (21 janar 2018) – YouTube

Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve.

Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë. Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha?

Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…

Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje? Hairi: Nuk ke tu rp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.

Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh). Klitoni: Po ti qenke mash trues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua.

Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në G jyq”.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.