Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

VIDEO/ U inagurua dje me bujë te madhe, dhjetra qytetarëve iu rrezikohet jeta në ‘Rrugën e Arbërit’, ja cfare ndodhi

Rruga e Arbërit e cila u inagurua sot me bujë nga kryeministri Edi Rama, është bllokuar për shkak të reshjeve të borës. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, dhjetra makina janë bllokuar për shkak të terrenit të rrëshqitshëm.

Lidhur me këtë ka denoncuar dhe ish- deputeti Xhemal Gjunkshi i cili thotë se kjo rrugë është në kaos dhe në pasiguri.

“Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment i rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos). Kjo është Qeveria e Shoë-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, shkruan Gjunkshi në postimin e tij.