Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vijn nga Kosova ne Vlore me pushime. Por vejn duart ne koke kur i vjen fatura drekes

Një grup prej katër turistësh shqiptarë të Kosovës kanë përjetuar një surprizë të “hidhur” gjatë pushimeve të tyre në Orikum të Vlorës.

Pasi porositën disa ushqime deti dhe pije në një restorant të zonës, ata mbetën pa fjalë nga çmimi i faturës që iu paraqit në fund.

Fatura, e cila arrin në vlerën e 48,950 lekëve (afërsisht 520 euro), përfshinte artikuj të tillë si karkaleca, peshk, sallatë greke, brusketë dhe pije të ndryshme. Disa nga artikujt më të shtrenjtë në faturë përfshinin Fagri Sinagridhe me vlerë prej 25,200 lekësh dhe Fasilaio me vlerë prej 7,500 lekësh.

Turistët janë shprehur të tronditur nga çmimi i lartë, duke theksuar se secili prej tyre porositi nga një peshk dhe një pije, por përfunduan duke paguar një shumë të konsiderueshme në fund. Ata ndanë përvojën e tyre në rrjetet sociale për të paralajmëruar turistët e tjerë dhe për të kërkuar transparencë në çmimet e restoranteve.

“Porositem nga një peshk dhe nga një pije, por shikojeni sa na u desht të paguajm në fund”,-shkruajnë ata. JOQ