“Vitet kaluan pa kuptuar…”/ Deputeti i Partisë Socialiste marton vajzën, dedikimi emocionues

Në familjen e deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia sot ka festë.

Lajmin e ka dhënë vetë ai ku shkruan se marton vajzën vajzën, Klarën.

Deputeti ka bërë një postim emocionues, ndersa ka ndarë edhe disa foto nga ky moment.

BIJA IME!

Ti ishe gëzimi i parë i familjes!

Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.

Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!

Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!

Qofshi të lumtur bija babit!”

Po ashtu ka shpërndarë edhe disa foto nga dasma luksoze.