Është gjetur pas 7 ditësh e humbur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi. Gazetari i Abc, Leonidha Musaj, raporton se Ersida ka deklaruar se është mbajtur nga një burrë nga Lushnja me emër Marjus Musaku.
30-vjeçarja është larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Ndërkohë është ndaluar autori që mbajti peng për 7 ditë, Ersida Dyrmishin, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte zhdukur që prej 25 Korrikut.