Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vjen LAJMI I RËNDËSISHËM, Ministrja Manmastirliu sapo dha Njoftimin e fundit për situatën COVID: Nga sot do…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë pak më parë lajmin se duke nisur nga dita e sotme do të mbyllen pavionet COVID në spitalet rajonale, si pasojë e uljes së numrit të infektimeve nga COVID.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-covid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, sipas ministres do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Më tej ajo është shprehur se ulja e rasteve të reja me Covid-19 do të sjellë lehtësim të masave kufizuese. Manastirliu tha se së shpejti masat e reja do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.