Një lajm i rëndë vjen nga Italia. Pasi humbi 2 prindërit, Covid i ka marrë jetën edhe një 43 vjeçari shqiptar.
Ai është Ilir Moçka dhe jetonin prej vitesh në Salento. Aty ku 43-vjeçari bashkë me vëllezërit e tij kishin hapur një biznes.
Ilia Moçka u shtrua në spital por gjendja e tij u përkeqësua edhe më tej për shkak të virusit. Vetëm disa ditë më parë COVID i kishte marrë jetën edhe dy prindërve të tij.
Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. “Sot djali i hallës sonë Ilia Mocka ndërroi jetë. Një dhi mbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhi mbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij ”shkruan kushëriri i 43-vjeçarit në profilin e tij.