Shoqata e minoritarëve grekë në Igumenicë, duke njoftuar hapjen e pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës, shkruan edhe për përpjekjet dhe punën e tyre deri në ardhjen e këtij vendimi.
Prej kohësh për shkak të pandemisë pikat e kalimit me Greqinë kanë qenë të bllokuara, dhe pse shumë kanë apeluar për një hapje të tyre me qëllim kalimin e punëtorëve sezonalë, por jo vetëm.
Në statusin e tyre në facebook, ata shprehen se kanë qenë pikërisht këmbëngulja e tyre të tyre dhe presioni i vazhdueshëm që kanë detyruar qeverinë greke në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm.