Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.
Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i dukës dhe dukeshës.
Meghan dhe Harry i kanë vendosur vajzës emrin Lilibet, në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe emrin e dytë Diana në kujtim të mamasë së Harry-t.
Zëdhënësi tha në një deklaratë se Meghan dhe vajza janë mirë dhe ndodhen në shtëpi. Ajo dhe Harry po shijojnë këtë moment dhe falenderojnë të gjithë për urimet.