Hurmat arabike kanë veti të fuqishme të ngopjes. 100 gr hurmë arabije përmban 65 gr karbohidrate, 2 gr proteina dhe 0,2 gr yndyrna. Ajo përmban sheqer fruktoz qe nuk përbën asnjë rrezik për të sëmurët me diabet.
Është i vetmi produkt i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.Ajo përmban dhe 21 % fibra të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Përveç vitaminave A,D,B1, B6, C përmban dhe vitaminat antioksiduese.
Përveç mineraleve si hekur, magnez, zink përmban dhe sodium, kalcium. Përkrah veçorive pozitive hurma nuk përmban fare kolesterol. Keto hurma furnizojnë me kaloritë e nevojshme, u japin forcë dhe aktivizojnë gjëndrat mbiveshkore.
Po keshtu : forcojne mëlçinë, zbutin ashpërsinë e fytit, eliminojne askaridet kur i konsumojme esell, forcojne muskujt dhe nervat, si dhe vonojne plakjen, luftojne stresin nervor, përmirësojnn punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut, freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet,forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin. Anila Kalleshi