Vlerat e shkelqyera te hurmave kunder ketyre semundjeve nga Anila Kalleshi

Konsumoni dhe perftoni sa me shume nga vlerat e shkelqyera te hurmave. Ato trajtojne probleme si astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarreja dhe shumë të tjerë.

Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma jeshile pra jo e pjekur permban tanin dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frutën plotësisht të pjekur.Hurma e pjekur përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.

Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia.Nuk keshillohet për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.Ka veti antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A duke ulur rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Eshtë një burim i shkëlqyer i hekurit, ndaj keshillohet për njerëzit që vuajnë nga anemia.Ka përmbajtje të lartë të jodit, dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide. Anila Kalleshi