Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Xhejlin e “Sekrete familjare” fiton çmimin “Aktorja më e mirë e vitit”

Çmimet e njohura si “Flutura e Artë” në Turqi, që organizohen çdo vit për yjet në botën e kinemasë, televizionit dhe muzikës, në edicionin e 49-të, kanë gëzuar me dhjetëra artistë.

Pinar Deniz, e cila mori një vlerësim të jashtëzakonshëm për personazhin e saj Xhejlin në serialin televiziv “Sekrete familjare”, transmetuar edhe në Tv Klan, fitoi çmimin “Aktorja më e mirë e vitit”.

Deniz, gjatë natës së çmimeve, tërhoqi vëmendjen edhe me stilin e saj, gjë që ra në sy edhe në rrjetet sociale me fotot e postuara.

Në ceremoninë e 49-të “Golden Butterfly Awards” u dhanë çmime në shumë kategori, duke përfshirë aktoren, aktorin, regjisorin dhe serialin më të mirë televiziv. Para ndarjes së çmimeve, ka pasur një garë për elegancë mes personazheve të famshëm që u prezantuan në tapetin e kuq.

Duke tërhequr vëmendjen me fustanin që kishte veshur, Pinar Deniz ndau disa foto me miqtë e saj virtualë dhe mori pëlqime dhe komente të panumërta: ‘Dukesh shkëlqyeshëm’, ‘Perfekte’, ‘E mrekullueshme’, ‘Kjo bukuri është shumë’, ‘Gjithçka është e mahnitshme’ etj. balkanweb.com