Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe zbulon arsyen e pazakontë pse nuk i ekspozon, tregon çfarë u ndodh

Larg skandaleve, me shkëputje nga ekrani dhe jo shumë aktive në rrjetet sociale- Xhemi Shehut nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në mediat sociale.


Moderatorja ka bërë një përjashtim së fundmi duke ndarë me ndjekësit e saj dy foto të fëmijëve, Gabrielit dhe Martinit, të cilët shihet duke ngrënë drekë dhe duke marrë rreze dielli. “I pari dhe i dyti”- ka shkruar moderatorja krah fotove dhe dihet tanimë se dy djemtë janë kopje e saj.

Dhe ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg mediave sociale, moderatorja tha:

“Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më smureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”. – u shpreh Xhemi.

Më tej ajo tha se nuk i kupton rrjetet sociale dhe ka një raport të keq me postimet. “Më duket absurde, shumë kot. Nxjerr një foto të bukur, vijonë komentet, e morëm vesh. Po pastaj? Të postoj se çfarë ha nuk më duket tërheqëse.

Nuk më pëlqen. E kam mbyllur Instagramin tre herë, kjo është hera e katërt që e kam hapur. Dhe e mbaj vetëm për punë”.